Komiteti i Maturës Shtetërore vendosi të ndryshojë mënyrën e vlerësimit për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë pas kërkesës për rishikimin e tij nga maturantë, mësues e prindër. Po ashtu koha për provimin e matematikës do të zgjatet me 30 minuta më shumë.

?Është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët?

Këto vendime u cilësuan të paplota nga maturantët, që vijuan protestën edhe këtë të diel. Ata kërkojnë që të mos vlerësohen për asnjë nga 6 pyetjet që ishin jashtë programit orientues.

?Duam që pyetjet jashtë programit orientues të mos përfshihen fare në vlerësim?

?Ajo ishte vetëm 1 nga 10 pikat e drafit që ne kemi dorëzuar në Ministri?

Maturantët vendosën të mos e bojkotojnë provimin e matematikës që do të zhvillohet të hënën, por thonë do të vijojnë me protestat.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/